”Zoti marrtë hak ndaj këtij regjimi”, Maliqi: Shqipëria në flakë, qeveria në luks e plazh

Ish-deputeti Lefter Maliqi hedh akuza për mënyrën sesi po menaxhohet situata e zjarreve në vend. Ai thotë se qeveria është në luks e në plazh, kur Shqipëria është në flakë. ”Të djallëzuar, intrigaxhi, aktor i pështirë, pa dinjitet e moral, tradhtar i interesave të vendit dhe kombit. Zoti marrtë hak ndaj këtij regjimi keqbërës përbuzës e poshtërues i popullit të vet”,-shkruan Maliqi në facebook.

Postimi i plotë

Zoti e ndihmoftë Shqipërinë nga kjo “farë e keqe”! Shqipëria në flakë, Qeveria në luks e plazh. Vendi le të digjet, le të vriten, le të mbyten kjo është dëshira e kësaj qeverie e Kryeministri monstër!

Të djallëzuar, intrigaxhi, aktor i pështirë, pa dinjitet e moral, tradhtar i interesave të vendit dhe kombit.

Zoti marrtë hak ndaj këtij regjimi keqbërës përbuzës e poshtërues i popullit të vet.

SHKARKO APP