”Zoto ndodhet në Vlorë”, Berisha nxjerr foton e makinës: Mërtirit iu refuzua azili në Vjenë
Sali Berisha vijoi denoncimet për atë që e quan aferën e shekullit. Ai tha se ka njohuri për vendndodhjen dhe aktivitetin e pronarëve të inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, ku për këtë të fundit tha se ndodhet në Vlorë dhe shëtit i lirë.
“Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në Gjykatën e Shkallës së parë në Vjenë dhe gjykata ia ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtit. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai të ja mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave, në Zimbabve. Zoto rrezatohet, bronzohet mirë e bukur në Vlorë. Dhe në dispozicion të Klodian Zotos, ua them me përgjegjësi të plotë, nga persona që nuk u shpëton gjë, kjo është vetura me të cilën shëtit Klodian Zoto dhe e kujt është thoni ju, është e ‘Integrate Energy’ që tani e ka agjencia shtetërore e mbikëqyrjes së djegësit të Tiranës”,-tha Berisha.
Pasi humbi zgjedhjet lokale të 14 Majit, Sali Berisha tha se do të votëbesohet në Kuvend, ashtu siç e përcakton statuti i Partisë Demokratike. Kur kanë kaluar 3 muaj nga zgjedhjet vendore, Berisha ka bërë me dije se nuk do të votëbesohet në Kuvend, por ka dalë me një tjetër tezë. Për Berishën, qëndrimi i tij ose jo në krye të Partisë Demokratike, do të vendohet me anë të një referendumi, mirëpo nuk ka asnjë datë konkrete se kur do të ndodhë kjo.

KOHA JONË SONDAZH

