Zv/Ambasadori i OSBE në skenën e Teatrit Kombëtar

Zv/Ambasadori i OSBE, Robert Wilton, u është bashkuar protestuesve që mbrojnë godinën e Teatrit Kombëtar. Ditën e hënë, diplomati Wilton do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar për të marrë pjesë në shfaqjen poetike-muzikore “Fjalët e Qiririt”.
Në këtë shfaqja do të interpretohen poezitë e Rilindasve; Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi, Asdreni dhe të autorëve si Migjeni dhe Ismail Kadare.
Në skenë do të jenë bashkë me diplomatin OSBE artistët; Anila Bisha, Adriana Tolka, Juli Emiri, Romir Zalla, Robert Budina.
Prania e një diplomati në aktivitet e Teatrit Kombëtar ka një simbolikë mjaft domethënëse. Qeveria “Rama” pretendon se Teatri nuk plotëson kushtet teknike dhe duhet shembur. Por ndryshe mendon diplomati i OSBE, i cili ka zgjedhur të bashkohet në një protestë artistike brenda godinës, të cilën aktorët dhe shoqëria civile e ruajnë prej dy vitesh.

SHKARKO APP