Zv.drejtori i SHISH dhe Guvernatori i BSH takim me Ramën në Kryeministri

Zëvendësdrejtori i SHISH, aktualisht në detyrë si titullar i SHISH, Olian Kanushi shkon në Kryeministri. Bëhet e ditur se Kanushi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Ky është takimi i parë mes zv. drejtorit të SHISH pas shkarkimit të Helidon Bendos, të cilit iu dha detyra e këshilltarit të kryeministrit.

Kanushi është në detyrë si nënkryetar i SHISH që prej gushtit të këtij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë më herët në kryeministri ka qenë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, i cili gjithashtu është takuar me kryeministrin Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?