Zv/kryeministri kosovar krenohet: “Kam punuar si roje në OSBE”! Por ai harron se një politikan në Tiranë ka shit edhe fiq!
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka bërë sërish një deklaratë befasuese, ku ka treguar më shumë për veten e tij. Teksa ishte i fituar në një emision, Tahiri tha se në moshën e 22-vjeçare ka punuar roje në OSBE, e tashmë është njeriu i dytë në shtet.
“Si 22-vjeçar kam punuar roje në OSBE. Por, sot jam njeriu i dytë në shtet. Kam luftuar shumë, kam humbur shumë zgjedhje. Po kurrë nuk më ka humbur ambicia”, ka thënë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në emisionin ‘Oksigjen’.
Zv/kryeministri kosovar e quajti si i vetmi që ka punuar edhe punë të tilla si roje. Por ai harron se nuk mund të krenohet kaq shumë pasi në Tiranë ka politikanë që kanë shit fiq, si Erion Veliaj sot kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar, e që mbetet kandidat për kryetar i PS-së, sapo të humbi zgjedhjet Edi Rama në 25 prill 2021.
Roje nuk është ndonjë punë shumë e vështirë, aq më tepër te OSBE! Të rrish duke shit fiq mbetet punë më e vështirë…
KOHA JONË SONDAZH

