Zv/kryeministrja Balluku inspektim në Vlorë: Kontrolle bizneseve pranë plazheve, shkak ndotja e detit

Zv/kryeministrja, Belinda Balluku ka kryer një inspektim në zonën e Rradhimës për zbatimi e aktit normativ numër 8 që ka qëllim përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra të detit.

“Nga raporti i fundit kemi parë që numri i shtuar i vizitorëve të vitit të kaluar ka ndikuar në uljen e përqindjes së ujërave larës të kualifikuar si të shkëlqyera, gjë të cilën ne e kishim planifikuar dhe pse raporti nuk kishte dal akoma pasi kishim indiciet e para, pasi kemi kuptuar që ai numër i shtuar i turistëve vitin e kaluar duhet të kishte dhe një impakt.

Bazuar në aktin normativ ne kemi nisur prej kohësh punën për të vendosur një rregull i cili ka të bëjë me të gjithë industrinë e turizmit jo vetëm atë të hotelerisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes 5 grupeve që kemi në teren jemi duke kryer kontrolle të vazhdueshme për të implementuar kërkesat e këtij akti normativ, i cili ka qëllim marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës, për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse”, tha Balluku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?