Zv/kryeministrja Balluku: Lehtësi fiskale për objektivin 7% përdorim të biokarburanteve deri në vitin 2030

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, thotë se synimi kryesor i qeverisë është promovimi i prodhimit dhe përdorimit të burimeve të energjisë së rinovueshme në sektorin e transportit, nëpërmjet biokarburanteve me qëllim uljen e dioksidit të karbonit që në vend prodhohet kryesisht nga transporti.

Gjatë diskutimit të projektligjit “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”, Balluku tha se pr/ligji parashikon rritjen e përdorimit të biokarburanteve me 1% çdo vit duke nisur në vitin 2026, duke arritur në nivelin 7% deri në fund të vitit 2030.

Ajo tha se “Pr/ligji parashkon krijimin e politikave nxitëve për kultivimin e bimëve energjetike në Shqipëri dhe mundësinë e përdorimit të biomasave me origjinë të ndryshme për të garantuar mbrotjen e mjedisit nëpërmjet kritereve të qëndruehsmërisë dhe reduktimit të emetimeve të gazeve serrë”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se Shqipëria është e angazhuar të plotësojë direktivat e BE-së edhe sa i takon energjisë së rinovueshme. ”Ne përmbushim jo vetëm prodhimin 100% të energjisë së rinovueshme, por edhe diversifikimin e portofoleve të prodhimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndaj pr/ligj përfshin incentiva për nxitjen e përdorimit të kësaj energjie. Ky ligj do të shoqërohet edhe me një paketë aktesh nënligjore, për monitorimin e prodhimit dhe përdorimit të biokarburanteve. Ndërsa gjatë aplikimit të këtij ligji do të ketë një sërë lehtësish fiskale dhe përfitimet do të vijnë në të ardhurat e buxhetit të shtetit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?