Zv.kryeministrja Balluku ndan pamje nga Unaza e Madhe: Në lotin 6, 70% e punimeve të përfunduara

“Në lotin 6 të Unazës së Madhe të Tiranës janë realizuar mbi 70% e punimeve. Një punë voluminoze, në një segment i cili është i vendosur përgjatë shtratit të përroit të Gjerozës, e ku kemi ndërhyrë për sistemimin dhe vendosjen e tij brenda një kolektori. Do vijojmë me të njëjtin ritëm deri në përfundimin e plotë të segmentit i cili do të përmbushë të gjitha standardet e kategorisë A. E gjithë vepra do të jetë gati në fund të këtij viti, ashtu sikundër kemi premtuar”, shkruan Belinda Balluku në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamjet nga punimet që ende vijojnë.

SHKARKO APP