Zv/kryeministrja Balluku: Nuk ka rritje çmimi të energjisë për furrat e bukës

Zv/kryeministrja dhe njëherazi ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, thotë se çmimi i energjisë nuk do të ndryshojë për furrat e bukës, duke mbetur 7.5 lekë/kilovat-orë. Ndërkohë për furrat e bukës që kanë edhe pastiçeri çmimi do të jetë 9.5 lekë kw/h, ndërsa për furrat e bukës që kanë pastiçeri dhe bar-kafe, 12 lekë/kilovat-orë.

Sipas ministres Balluku, ky është një çmim i subvencionuar dhe që ofron një konkurrencë të drejtë, pasi prej kohësh ka patur një shqetësim nga furrat e bukës, ku si furrat e bukës, ashtu dhe furrat e bukës me pastiçeri e bar-kafe kanë patur të njëjtin çmim energjie. Balluku tha se po ta krahasojmë me sot, furrat e bukës me pastiçeri do të paguajnë më pak, ndërsa nënvizoi se tarifat e propozuara do të hyjnë në fuqi në muajin maj.

“Ne vendosëm ta nisim nga Lushnja këtë takim me furrat e bukës. Kemi bërë një rishikim dhe ri rregullim të çmimit për shkak të një shqetësimi të ngritur nga shoqatat e furrave të bukës. Vendosëm të marrim disa masa për furrat e bukës, duke i’u ruajtur çmimin me 7.6 lekë/kilovat-orë, aq sa e keni patur. U përfol se u rrit, por nuk është rritur. Kemi kategorizuar të gjitha ato furra buke, që janë kthyer dhe në pastiçeri me kalimin e kohës, madje ato e kanë 9.5 lekë/kilovat-orë dhe ata që kanë bërë dhe pastiçeri dhe bar kafe me 12 lekë/kilovat-orë”, tha Balluku.

SHKARKO APP