Zv/kryeministrja Balluku prezanton Gerta Dhima

Belinda Balluku, e paepur në punën e saj në qarkun e Fierit, nuk ndalon takimet me njerëz, biznese, me familjarë duke bashkëbiseduar. Këtë pasdite zv/kryeministrja ka prezantuar Gerta Dhima, e cila ka hyrë në rrugën e politikës. Balluku shkruan: “Gerta Dhima ju bashkua ekipit tonë të kandidatëve përmes platformës ‘Deputeti që Duam. Vjen nga zona e Pojanit, nga një familje që në vite ka dhënë kontribute për Partinë Socialiste.
Një kandidate e re në moshë, por me vendosmërinë dhe përkushtimin e duhur për të qenë në shërbim të qytetarëve”- përfundon mesazhin e saj, zv/kryeministrja.