Zv. ministrja e Bujqësisë: Gripi i shpendëve po përhapet në të gjithë Europën. Në vendin tonë kanë ngordhur mbi 358 mijë pula
Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, deklaroi në një konferencë për mediat se deri më tani në vendin tonë kanë ngordhur 358 mijë pula për shkak të gripit të shpendëve. Ajo tha se kjo sëmundje është përhapur masivisht në Europë.
“Ky është një virus që ka prekur shumë shtete në Europë. Deri më tani kanë ngordhur mbi 358 mijë pula. Shifrat ndryshojnë çdo orë. Me identifikimin e vatrës së re do të shtojmë masat.
Lidhur me sinjalizimet në media janë marrë masa për ndalimin e tregtimit në kushtet që nuk lejohen. Kush has në tregti të pakontrolluar të raportojë. Ka dalë urdhri për asgjësimin e shpendëve si e përcakton protokolli.
Në momentin që shtetet kufitare deklarojnë prezencës e gripit merren masat kufizuese. Groposja është bërë në bashkinë e Shijak. Përcaktimi i vendit kërkon bashkëpunimin e pushtetit vendor dhe AKU. Ministria e Bujqësisë jep pëlqimin’, deklaroi Gjeci.