Zv/ministrja Rakacolli: Rritja e pagave për mjekët jo për fushatë, por ka qenë e programuar

Kryeministri Edi Rama gjatë Kongresit të Shëndetësisë bëri me dije se kanë vendosur që pagat e mjekëve specialistë t’i rrisin me 50 mijë lekë (të reja) më shumë. Kjo nisur nga muaji prill.

Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila mbetet një nga specialistet më të zoja të shendetsisë, është shprehur se rritja e pagave të mjekëve nuk vjen për shkak të fushatës zgjedhore. Ajo nënvizon se rritja e pagës është pjesë e politikave që ka ndjekur qeveria për të mbajtur mjekët në vend.

“Politikat tona në mbajtjen e mjekëve në vend janë më tepër se sa vetëm elementi pagë. Janë krijuar kushte shumë më të mira pune, që janë dhe në infrastrukturë. Në këto 10 vite janë mbi 20 spitale që janë ndërtuar dhe ri-konstruktuar. Ka pasur investime dhe për aparatura. Paga është një element i rëndësishëm që ndikon në qëndrimin e mjekëve në vendin tonë. Rritja e pagës së mjekëve është në vazhdimësi të politikave që ka marrë qeverie në këto vitet e fundit. Brenda 5 vitesh janë rritur 3 herë pagat”,-tha për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP