Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer: Qeveria të ndihmojë median e lirë
Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, sot ka komentuar për VOA situatën në Ballkanin Perëndimor ndërsa rajoni po përballet me pandeminë e koronavirusit.
Në një intervistë me gazetaren Helena Djordjevic të shërbimit serb të Zërit të Amerikës, ai tha ndër të tjera se SHBA mbetet vëzhguese e qeverive të Ballkanit Përendimor në lidhje me lirinë e medias dhe sa e ndihmon qeveria median në kushtet e pandemisë së koronavirusit.
Palmer theksoi se “Përkrahja e mediave të pavarura dhe lirisë së medias, për shembull është pjesë e punës për t’u siguruar që qeveria të jetë e përgjegjshme dhe të japë zgjidhje”.
Ndërkohë vetëm në Shqipëri qeveria nuk ka pranuar të kontribuojë të mediat e bllokuara për shkak të koronavirusit, kurse qeveritë europiane kanë dhënë pagesa për të ruajtur lirinë e medias në vendet e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

