Zv/ministri kundra kryeministrit :” Kauçuku tek hyrja e kryeministrisë e gabuar”

 

Streha me drita, e vendosur në hyrje të kryeministrisë, nuk është kundërshtuar vetëm nga mbrojtës të trashëgimisë kulturore (përjashto dy Artanët e kryeministrit) apo opinionistë. Kundër saj tani ka dalë hapur edhe LSI. Një esksponent që LSI e përdor sa herë nuk pajtohet me aleatët e ka quajtur atë “një strehë kauçuku të tmerrshme”. Zv.ministri i Transportit, Ylli Manjani, njëherazi nënkryetar i LSI-së, shprehet se “ajo streha e kauçukut që është ndërtuar në fasadë është e tmerrshme! Nuk është as estetike e as ligjore”. Nënkryetari i LSI dhe anëtari i kabinetit qeveritar nuk ndalet me kaq. “Baza e sotme ligjore ndalon ndërhyrjen në objektet e mbrojtura (ndërtesat e bulevardit janë të mbrojtura tashmë). Kështu që, kushdo që mund të ketë dhënë leje, ka gabuar rëndë! Estetikisht, vendosja e kauçukut si strehë e ka prishur fasadën origjinale. Ato mbajtëset që kalojnë përmbi ballkon, që ngjajnë si mbajtëse mbikalimi, plus plastika, e bëjnë atë hyrje të shëmtuar. Ajo strehë sikur u bë për të pritur Lady Gaga­n dhe jo Angela Merkelin”, thotë ai në një intervistë për GSH. Por kështu ai kritikon një tjetër projekt të kryeministrit, atë për hyrjen e re të parkut të liqenit, duke thënë se LSI nuk dëshiron që të preket as edhe një fije bari. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?