Zv/presidenti amerikan viziton në gusht Tiranën

Në harkun kohor të një viti, Tirana ka qenë destinacioni i drejtuesve më të lartë amerikanë me një synim të vetëm: miratimin e reformës ne drejtësi. Vizita këto që kulmojnë me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar të vetë zëvendës-presidentit amerikan, Xho Bajden.

Konkretisht, bëhet me dije se burime diplomatike i thanë “Vizion Plus” që Bajden pritet të vijë në Shqipëri në datat 26 ose 27 gusht. Kësaj vizite i paraprin mbërritja në Tiranë në 10 korrik e ndihmës sekretares amerikane te Shtetit Victoria Nuland, udhëtim të cilin “Vizion Plus” e bëri publik pak ditë më parë.

Misionet diplomatike të drejtuesve më të lartë në SHBA në një kohë kaq të shkurtër lidhen drejtpërdrejt me reformën në drejtësi që pritet të votohet në 21 korrik në parlament. Nëse ajo miratohet, burimet thanë se zv/presidenti Biden, do të japë shpërblesën për palët qe punuan për kalimin e amendimeve kushtetuese. Por nëse ajo dështon, atëherë mesazhi i tij, pritet të jetë edhe më ndëshkues për faktorët politikë ndëshkues.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?