Zyrtare, KQZ regjistron 11 parti për zgjedhjet e 6 marsit
KQZ-ja ka miratuar regjistrimin e 11 partive në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit. Gara do të jetë e fortë mes PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me Sali Berishën, LSI dhe PDK.
Po ashtu në garë janë edhe 7 parti të tjera, kryesisht pa peshë elektorale që kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhjet e pjesshme.
Lëvizja e Re, Fryma e Re Demokratike, Partia Kristian Demokrate, Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë, Bashkimi Demokrat, Lëvizja e Legalitetit dhe Balli Kombëtar, janë forcat e vogla politike që kërkojnë të jenë pjesë e garës.
Kurse aleatët tradicionalë të Partisë Demokratike, Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi apo Vangjel Dule kanë qëndruar jashtë garës, duke mos u regjistruar në zgjedhje.