Zyrtare/ Kryeministri grek Mitsotakis shpall Fredi Belerin si kandidat për eurodeputet

Tashmë edhe zyrtarisht, Partia Demokracia e Re e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ka prezantuar si kandidat për eurodeputet Fredi Belerin, aktualisht në burg për blerje votash.

Fituesi i zgjedhjeve lokale në Bashkinë HImarë, Beleri ka pranuar që ka marrë ofertë nga partia e Mitsotakis për ta kandiduar për eurodeputet. Nëse fiton mandatin si eurodeputet, ai heq përfundimisht dorë nga betimi për kryetar në Himarë. Ligji ynë ndalon që një kryetar bashkie të jetë deputet.

Beleri ka falenderuar Kyriakos Mitsotakis për mbështetjen e pandarë që i ofroi gjatë gjithë këtyre muajve, duke shtuar se “beteja që po bën nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë”,-tha në një pronocim për mediat greke.

Beleri në aktivitetin e Demokracisë së Re është përfaqësuar nga vëllai i tij, Leonardo, ndërsa është duartrokitur nga të pranishmit në momentin e shpalljes së emrit. Në Shqipëri po pritet Apeli u GJKKO për një vendim të formës së prerë për Fredi Belerin. Një vendim fajësie do të shpallte zgjedhje të parakoshme për Himarën ndërsa pafajësia do të bënte që Beleri të betohej si kryebashkiak.

SHKARKO APP