Zyrtare, PD hyn në Kuvend

Partia Demokratike vendosi në mesditën e sotme hyrjen në Kuvend. Vendimi zyrtar u njoftua nga kreu i grupit parlamentar të deputetëve të djathtë Edi Paloka. “Jemi duke hyrë në Kuvend. Por ne do të diskutojmë për rezolutën dhe jo për axhendën normale që ka sot seanca e Parlamentit”, tha ai.  Deklarata e Palokës u bë pas mbledhjes së deputetëve të opozitës në selinë e PD-së. Edhe pse marrëveshja u nënshkrua gjatë mesnatës, PD kundërshtoi paraditen e sotme vijimin normal të punimeve të Kuvendit. Sipas rendit të ditës duhet të diskutohen disa marrëveshje, por PD deklaroi se situatën aktuale nuk mund të diskutohet për tjetër gjë përveç bojkotit.

Seanca e fundit e Kuvendit për këtë vit do të ketë si kryefjalë paktin PS-PD që do të formësohet si rezolutë e përbashkët. Taulant Balla e Genc Pollo udhëhoqën negociatat që në mesnatë sollën marrëveshjen me 4 pika. Orë të shumta negociatash vazhduan me debate deri në mesnatë dhe deputetët e mazhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord për draft-rezolutën e përbashkët të hartuar nga dy eurodeputetët Kukan dhe Fleckenstein. Balla dhe Pollo konfirmuan në prag të mesnatës se ishte arritur një akord i përbashkët: rezoluta e eurodeputetëve do miratohet pa ndryshime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?