Zyrtare, raundi i parë në Kuvend do të jetë pa kandidat për President

Tashmë është zyrtare, seanca e parë në Kuvendin e Shqipërisë për zgjedhjen e Presidentit të ri po të jetë pa kandidat. Ora 16:00 ishte orari për të dorëzuar kandidaturat. Në Kryesinë e Kuvendit nuk është dorëzuar asnjë emër.

Pavarësisht lakimeve nga politika për një president konsensual, deri më tani mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus për emrin e kandidatit. Të premten pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Fatmir Mediu tha se do të ishte e vështirë që të hënën të kishte një emër konkret për të votuar.

Shpëtim Idrizi ndonëse theksoi se kishte ardhur koha të flitet me emra, u shpreh kundër kriterit të kreut të grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për një president jo politik. Alibeaj u shpreh i hapur për të negociouar një prej kritereve në draftin që mban firmën e tij atë të presidentit jo politik.

SHKARKO APP