Zyrtare, Rudina Hajdari nuk pranon të djeg mandatin (VIDEO)
Deputetja e PD, Rudina Hajdari u ka dhënë fund dilemave lidhur me mandatin e saj. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Hajdari ka deklaruar se “Parlamenti është vendi ku ajo do të vazhdojë t’i shërbejë elektoratit”.
Deklarata e Hajdarit bie në kundërshtim me qëndrimin politik të marrë nga Partia Demokratike dhe gjithë opozita për djegien e mandateve në bllok.
Hajdari në këtë mënyrë bashkohet me, Lefter Maliqin, Ylli Shehun etj, të cilët kanë pranuar të marrin mandatet e lëna nga opozita në shenjë reagimi ndaj qeverisë.
“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndiej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

