Zyrtarët e lartë të Senatit Amerikan zgjodhën Bashën për takimin e parë në Shqipëri
Në Tiranë ndodhet delegacioni i Senatit Amerikan, të kryesuar nga dy përfaqësues të lartë të Partisë Republikane. Robert Karem, i cili ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Paul Grove, zyrtar i Nënkomitetit të Shtetit për Operacionet e Jashtme.
Ata zgjodhën ta nisin me kreun e PD-së Lulzim Bashën axhendën e takimeve. Nisja e vizitës me fokus sigurinë e rajonit, demokracinë dhe sundimin e ligjit, përcjell mbështetjen për kreun e PD-së dhe për qasjen e tij ndaj këtyre problematikave.
Lulzim Basha ka qenë Ministri i Jashtëm në kohën e pavarësisë së Kosovës dhe një partner i besueshëm i SHBA-së gjatë qeverisjes së republikanëve nën drejtimin e presidentit Bush kur u finalizua pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO.