Zyrtarët e lartë të SHBA dhe BE, presion mbi Kurtin dhe Vuçiç: Ulni tensionet

Placeholder Image

Diskutimet e SHBA-së dhe BE-së për të ulur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur të japin rezultatë, pasi drejtuesit e dy vendeve po bëjnë hapa para për situatën në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi telefonatë urgjente me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç duke insistuar që të dy liderët të mos e zvarrisin më situatën, por të nxisin uljen e menjëhershme të tensioneve. Këtë hap ai e njoftoi me anë të postimeve në Twitter.

“Fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për nxitjen e shtensionimit të situatës në veri të Kosovës dhe për rikthimin e menjëhershëm tek dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Plani trepikësh i BE-së është rruga për të ecur përpara. Kam folur me presidentin serb Vuçiç për të nënvizuar rëndësinë e uljes së menjëhershme të tensioneve. Ne mirëpresim lirimin e sotëm të policëve të Kosovës dhe vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rrugën më të mirë përpara”,-u shpreh Blinken.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, i cili ka ndjekur hap pas hapi të gjithë situatën mes Kosovës dhe Serbisë, deklaroi se palët duhet të ecin me hapa të shpejtë, pasi durimi i vendeve po humbet.

“E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se, palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, prandaj kërkojnë veprime të shpejta”,-tha Borrell.

Ndër të tjera edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, zhvilloi bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës për temën më të rëndësishme të momentit, uljen e menjëhershme të tensioneve. Me anë të një postimi në tëitter ajo zbuloi se më vonë do të flaës edhe me përfaqësuesin e palës serbe, presidentitn Aleksandër Vuçiç. “Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. Theksova nevojën urgjente për deskalim dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me presidentin Vuçiç më vonë”,-u shpreh Von der Leyen.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i cili po ashtu nuk është tërhequr për një kohë të gjatë nga dekjlaratat e tij për situatën në very të Kosovës, dukiet se po bën hapa drejt asaj që ndërkombëtarët kanë kërkuar. Ai u shpreh i sigurt se Perëndimi shumë shpejt do të dalë me një tekst për statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa shtoi se janë gjithmonë të gatshëm për kompromise.

“Pres shumë situata të vështira për ne në periudhën e ardhshme dhe jam pothuajse i sigurt që perëndimorët do të dalin me një ide gjeniale për të na ofruar ne tekstin e statutit. Prandaj, pres shumë, shumë probleme. Por, kjo nuk është diçka e re”,-tha Vuçiç.

Kurti ka deklaruar se gjatë bisedës me zyrtaren evropiane ka shprehur gatishmërinë për zvogëlimin e pranisë së policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave në veri. Por kjo do të ndodhë gradualisht, në përputhje me ligjin. “Mund të zvogëlohet prania e policisë së Kosovës në veri, gradualisht e në përputhje me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna“,-tha Kurti.

SHKARKO APP