Zyrtarët e Merkel, fushatë për Grida Dumën në Durrës

 

Kandidatja e opozitës për bashkinë e Durrësit, Grida Duma prezantoi dje programin për qeverisjen e bashkisë në katër vitet e ardhshme.

Duma tha se objektiv kryesor do të jetë një i punësuar për çdo familje.

Ajo premtoi hapjen e 15 mijë vendeve të reja të punës; uljen e taksave bashkiake me 30 % dhe thjeshtëzimin e tyre, jo më shumë se 11 taksa vendore; fond për sigurimet e të punësuarve të rinj dhe grave në nevojë; fond garancie për sipërmarrësit e rinj; përjashtimi nga taksat vendore për 3 vjet të gjithë sipërmarrjeve të reja që punësojnë 100 punëtorë të rinj etj.

Ra në sy se në këtë prezantim u fol edhe gjermanisht.

Në fakt në prezantimin e programit të Dumës mori pjesë edhe një delegacion nga të rinjtë e partisë Kristian Demokrate të Gjermanisë (CDU) të kancelares Angela Merkel si Conrad Clemens, Drejtori ekzekutiv federal i Unionit të të Rinjve në Gjermani, Younes Ouaqasse, kryetar i komisionit ndërkombëtar të Unionit të të Rinjve, Ilir Mulaku, pronar i Campus Garden Business Hotel, Heiner Schaumann, Kryesia Tower Venture eG, drejtor ekzekutiv E-Commerce GmbH dhe Heiner Schulte, Drejtor ekzekutiv i ECO, Schulte GmbH & Co KG.

SHKARKO APP