Zyrtari grek: Minoriteti në Shqipëri s’ka asnjë ministër
Përfaqësuesi i qeverisë greke shprehu sot publikisht nga Tirana keqardhjen e tij që në qeverinë shqiptare nuk kishte asnjë ministër.
Duke mbajtur një fjalim në Kongresin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ai tha se minoriteti ka 6 deputetë në Parlamentin e Shqipërisë, porse të gjithë janë të përçarë.
Për këtë arsye, në emër të qeverisë greke, ai bëri thirrje për unitet, duke theksuar se vetëm kështu mund të arrihen qëllimet.
“Ne i konsiderojmë grekët jashtë Greqisë se janë më shumë grekë se ata që jetojnë brenda Greqisë. Ne kërkojmë që ju të jeni të gjithë së bashku të bashkuar. Qeveria aktuale greke në ndryshim me periudhat e mëparshme, dëshiron të ketë një minoritet kompakt. Në vitin 1998 ju kishit dy ministra dhe dy zv/ministra.
Por tani keni 6 deputetë dhe asnjë fuqi në qeveri. Ky është problem dhe kjo ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes nga Greqia, përçarjen e minoritetit. Duhet të jeni të bashkuar sepse të bashkuar mund të keni sukses në çdo gjë. Më kujtohet një miku i imi që thoshte: ne jemi dy popujt në Ballkan që veshim fustanella dhe kemi probleme të përbashkëta”, tha Makropulos.
KOHA JONË SONDAZH

