Zyrtari i lartë amerikan takon Bashën në selinë blu, pritet nga Bardhi dhe Tabaku

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Ndihmëssekretari i Përkohshëm për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Edhe në këtë takim diplomati amerikan është shoqëruar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Në hyrje Reeker u prit nga Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe deputetja e zgjedhur demokrate Jorida Tabaku.

Zyrtari i lartë amerikan po zhvillon një tur takimesh në Ballkan. Pas vizitës në Milano, ai sot ndodhet në Tiranë, ndërsa nesër do të udhëtojë drejt Ohrit, ku do të marrë pjesë në Konferencën “Rruga për në Prespë”, kjo për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për dialogun e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin drejt stabilitetit dhe progresit në të gjithë rajonin.

SHKARKO APP