Zyrtari i lartë amerikan vjen në Tiranë ditën e protestës së opozitës

Pete Marocco, zv/ndihmës sekretari amerikan do të jetë ditën e shtunë në Tiranë.
Pete Marocco viziton Shqipërinë në takimin e 15-të të Europës Juglindore që mbahet në Tiranë për sigurinë rajonale dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në takim do të marrin pjesë edhe liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita vjen në një kohë kur të shtunën opozita ka thirrur në protestë shqiptarët.

Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit theksohet se vizita e zyrtarit të DASH ka të bëjë me luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zëvendës ndihmës sekretari i shtetitm Marocco do të marrë pjesë në Takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë, Shqipëri dhe do të takohet me krerët e Ballkanit Perëndimor për sigurinë rajonale dhe kundërvënien e ekstremizmit të dhunshëm. Gjatë vizitës së tij në Shtutgart, ai do të ketë konsultime në bazat ushtarake të EUCOM dhe AFRICOM”,- thuhet në njoftimin e DASH.

Swiss Digital Mobile Reklama

NJOFTIMI I DASH PËR VIZITËN E PETE MAROCCO NË TIRANË

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?