Zyrtari i lartë i DASH: Moshapja e negociatave me Shqipërinë, pikëpamje e shekullit të 19-të

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit në detyrë, Philip Reeker, ka kritikuar “udhëheqës të caktuar” në Bashkimin Evropian për qëndrimin e mbajtur të asaj që ai e quajti një “pikëpamje të shekullit XIX” ndaj Ballkanit Perëndimor.
Deklarata vjen pasi BE nuk çeli bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke folur për Rardion Europa e Lirë, Reeker tha se Shtetet e Bashkuara ishin “të zhgënjyera” nga vendimi, marrë nga ministrat e BE-së më 15 tetor.

SHKARKO APP