Zyrtarja e DASH takon Altin Dumanin, ambasada e SHBA-së: SPAK ka mbështetjen tonë të plotë

Drejtuesja e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në DASH, Colleen Hyland, gjatë vizitës së saj në Tiranë është takuar edhe me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani. Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për punën dhe misionin e Prokurorisë së Posaçme. Në deklaratë, theksi i vihej rolit kyç të reformës në drejtësi si një rrugëtim i vendit tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Postimi i plotë

Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?