Zyrtarja e lartë e DASH, Nuland: Qytetarët nuk meritojnë të votojnë të inkriminuarit
Zyrtarja e lartë amerikane Victoria Nuland ka dhënë një mesazh se shqiptarët nuk meritojnë të votojne personat e inkriminuar. Po ashtu Nuland i bëri thirrje partive politike që të kandidojnë persona të pastër.
Victoria Nuland: Të jemi të sinqertë, në një demokraci njerëzit, votuesit meritojnë që të kenë të drejtën që të votojnë persona që nuk kanë histori kriminale dhe gjithashtu ne i bëjmë thirrje të gjithë popullit shqiptar që të insistojë që partitë politike ti ofrojnë atyre kandidatë të pastër. Ajo që ne dëshirojmë është që të bëhet shumë shumë e vështirë, duke pasur ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të bëhet e vështirë që personat që kanë të shkuar kriminale, ose të cilët do të angazhohen në veprimtari kriminale gjatë punës së tyre duke mbajtur një pozicione zyrtare të mos jenë pjesë.