Home Bota Prangoset pol...

Prangoset politikani, dyshohet se po planifikonte vrasjen e kryeministrit

309
0

Një politikan në Hagë është vënë në pranga, nën dyshimin se ishte i përfshirë në një komplot për të vrarë kryeministrin Mark Rutte. Shërbimi i sigurisë së kryeministrit bën me dije se lideri i Partisë së Unitetit, Arnoud van Doorn u arrestua të dielën. Ai po sillej në një mënyrë shumë të dyshimtë pranë zonës ku ndodhej dhe kreu i qeverisë.

Avokati i tij mbrojtës dënoi ashpër reagimin e autoriteteve, duke thënë se Van Doorn nuk duhej të arrestohej pasi ndaj tij nuk kishte asnjë provë apo dyshim për akuzën e rëndë.

Arrestimi i politikanit u raportua vetëm të martën, pasi mediat nxorrën lajmin se ishin shtuar masat e mbrojtjes për kryeministri Rutte, pasi mund të ishte objektiv i një sulmi apo rrëmbimi nga grupet kriminale.

Sipas “De Telegraaf”, 54 vjeçari Rutte është ndjekur disa herë nga disa persona të lidhur me një grup trafikanësh dhe për këtë arsye kjo ngjarje është konsideruar një kërcënim serioz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit