Pritjes i erdhi fundi! Bebushja e Elitës dhe Gjikos ka ardhur në jetë
Elita Rudi dhe Gjiko, një ndër çiftet më të njohur të estradës, janë bërë prindër për herë të dytë.
Burime për “Telegraf” bëjmë të ditur se Elita ka sjellë në jetë vogëlushen e saj dhe që të dyja nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.
Kujtojmë se në muajin shtator, çifti i njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko zbuluan se do të bëhen prindër për herë të dytë.
Dyshja e njohur publikoi një video në rrjete sociale, përmes së cilës dhanë lajmin e bukur dhe zbuluan gjininë e fëmijës njëkohësisht.