Prokuroria e Romës nis hetimin për De Laurentiis për transferimin e Osimhen
Prokuroria e Romës ka hapur një hetim ndaj Aurelio De Laurentiis, pikërisht për çështje të lidhura me klubin kampion në fuqi të Italisë.
Gjithçka lidhet me blerjen e Osimhen nga Lille, teksa De Laurentiis akuzohet se ka realizuar plusvalenca fiktive në operacionin e transferimit të tij, duke manipuluar kështu bilancin.
Hetimi i transferimit të Osimhen po bëhet edhe nga prokuroria sportive, megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për bilancin e një shoqërie tregtare si klubi i Napolit, në lojë ka hyrë edhe prokuroria e kryeqytetit.
Napoli s’po kalon moment të mirë as në fushë, pasi pas 5 javësh kampionat, e sheh veten 7 pikë larg kreut.
KOHA JONË SONDAZH

