PS-ja ka hapur kutitë e bastioneve të saj. Tani fillojnë kutitë e Opozitës

Deri tani udhëheq PS.
Por sipas burimeve brenda kësaj force politike deri tani janë hapur vetëm kutitë e zonave apo lagjeve që janë të ditura se janë të PS.
Ndërkohë janë numëruar diku te 1/3 e kutive.
Pra kanë mbaruar “30 minutat” e lojës 90 minutëshe, nëse nuk do shkohet dhe në shtesë!

Sapo kanë filluar të numerohen kutitë e bastioneve të opozitës.
Opozita fillon ngjitjen që në “pjesën e parë” të ndeshjes.
Ka shumë “minuta” deri në përfundim të ndeshjes!

Kjo ishte lojë djallëzore e Rilindjes që të numëronte kutitë e zonave socialiste për të krijuar një përceptim publik që po fiton Rama në mënyrë që të dekurajonte numëruesit e opozitës apo të gjente të çara në “mbrojtje” për të blerë ndonjë nga “lojëtarët-numërues” të Opozitës.

Ndaj opozita të jetë vigjilente tani!

Miliona euro po tentohet të hidhen te numëruesit e Opozitës.

SHKARKO APP