Publikohen pamjet e rënies së teleferikut në Itali, ku humbën jetën 14 persona

Së fundmi janë publikuar pamjet e rrëzimit të kabinës së teleferikut në Itali ku humbën jetën 14 persona dhe nga tragjedia shpëtoi vetëm një 5 vjeçar.

Në videon e publikuar shihet kabina që i afrohet ngadalë stacionit të mbërritjes dhe pastaj papritmas kthehet me shpejtësi mbrapa.

Litari u prish papritur, teleferiku filloi të lëkundet me forcë dhe askush nga ata që ishin në bord nuk mundi të shpëtonte.

Nga kjo ngjarje e rëndë i vetmi i mbijetuar ishte një pesëvjeçar i cili ishte i shoqëruar nga prindërit, vëllai, stërgjyshi dhe stërgjyshja të cilët humbën jetën.

Videoja po hetohet nga organet përkatëse.

YouTube player

SHKARKO APP