Pushimet e policëve anulohen, puna deri në 12 orë. Avokati: Pagat janë mizerabël. Urdhëri në kundërshtim me ligjin

Punonjësit e policisë nuk do të bëjnë pushim gjatë këtij sezoni veror, por ata do detyrohen të punojnë gjatë muajve të nxehtë deri në 12 orë çdo ditë. Ky urdhër për punonjësit e policisë vjen pasi pritet një fluks i madh turistësh dhe automjetesh në vendin tonë këto 3 muaj. Avokati Alban Duraj, thotë se urdhri është në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit dhe kodin e punës.

”Kemi të bëjmë me një urdhër në kundërshtim me ligjin për policinë e shtetit dhe kodin e punës. Ky është një urdhër i cili është marrë në kundërshtim me dy norma. Nuk e kuptoj se për çfarë është ky urdhër. Atëherë policia i ka mekanizmat për të gjetur mundësira të tjera për shtimin e kapaciteteve për burimet njerëzore dhe krijimin e një skuadre vetëm për pushimet njerëzore. Ka ardhur koha të kemi një polici të mirë edukuar, të dinë gjuhën angleze.

Në kundërshtim me ligjin me kodin e punës pagat janë në nivel të ulët, me ngarkesën që kanë edhe në raport me punët që bëjnë jashtë kompetencës. Ka punonjës që merren me çdo gjë. Ka një polici jo trajtuar mirë. Duhet tu garantohen të drejtat dhe të paguhen për punët jashtë orarit, të cilët nuk kanë asnjë shpërblim. Duhet çuar zëri për të gjithë punonjësit e policisë”, tha Duraj.

SHKARKO APP