Home Bota Putin i ktheh...

Putin i kthehet gazetarit: Ne nuk duam që Rusia të jetë si SHBA

5
0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u irritua dukshëm nga pyetja e një reporter të ABC News, gjatë konferencës për shtyp në Gjenevë pas takimit me Joe Biden.

Gazetari e pyeti Putin në lidhje me trajtimin që ai u bën kundërshtarëve politikë.

“Nëse të gjithë kundërshtarët tuaj politikë janë të vdekur, në burg, të helmuar…A nuk dërgon kjo mesazh se nuk doni një luftë politike?” pyeti ai.

Putin i irrituar i tregoi trazirat e 6 janarit në Kapitolin e SHBA dhe tha se Rusia nuk e dëshiron atë lloj kaosi brenda kufijve të saj.

“Njerëzit ngritën krye dhe hynë në Kongres me kërkesa politike. Ata u kërcënuan me burgim për 20-25 vjet … Mbi çfarë bazash, ne nuk e dimë gjithmonë,” tha Putin.

Ai theksoi se Rusia nuk do të jetë si SHBA. “Ne simpatizojmë atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara por nuk dëshirojmë që kjo të ndodhë në Rusi.”

Takimin që zgjati rreth tre orë e gjysmë me Joe Biden në Gjenevë, Putin e cilësoi si konstruktiv dhe të frytshëm. Ndër të tjera ia tha se ranë dakord që të kthejnë diplomatët e dëbuar nga vendet e njëri-tjetrit. Gjithashtu, Putin nuk kursye edhe komplimentet për Joe Biden, duke e cilësuar këtë të fundit si “burrë shteti me përvojë”. Sipas presidentit rus, Biden është shumë ndryshe nga paraardhësi i tij Donald Trump.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit