E bija i shkruan të atit përdhunues: Unë kam vendosur të të fal
E bija i shkruan të atit përdhunues.
I dashur babi,
Sot zgjedh të komunikoj me ty me shkrim. Kërkoj ta marrësh seriozisht edhe nëse ndihesh keq.
Ti kohët e fundit ke qenë sëmurë dhe unë jam prekur shumë. Sot kam marrë një vendim, por si fillim le të tregoj çfarë kam kaluar unë këto kohë. Dua të shkoj 5 vite mbrapa, aty ku marrëdhënia jonë u kris. Shkonim mirë e bukur dhe rrinim shumë afër bashkë si babë e bij. Ama një ditë ti e theve këtë marrëdhënie sepse me preke. Jam ndier e hutuar në momentin e parë, madje nuk e dija ishte diçka e mirë apo e keqe. Skenat u përsëriten dhe u përkeqësuan. Ti më zhvishje dhe unë ndihesha e turpëruar. Ti më prekje e më puthje trupin e unë ndihesha e neveritur. Ti e bëje këtë edhe kur unë isha me perioda edhe kur isha në gjumë, më prekje e kështu unë nuk ndihesha e sigurt as ne shtëpinë time. Isha në hall, nuk dija ku te plasja kokën. Nuk gjeta dot kurrë guximin t’i tregoja dikujt. E kalova vetëm gjithë atë vuajtje dhe falënderoj zotin që nuk e vrava kurrë veten kur mendoja ta bëja këtë. Edhe pse kisha tentuar shume herë nuk ia dola dot. Ti me dhe një traumë, më more 5 vite nga jeta ime, 5 vite nga lumturia ime. U sëmura nga ankthi, ajo që ju i thoshit magji ish ankth. Të tëra ato probleme që pata dhe ti i di mirë ishin për fajin tënd. Isha shumë keq për fajin tënd. Nuk e shijova dot kurrë adoleshencën. E nëse kam dashur ndonjë djalë, trauma që me dhe ti nuk më linte të bëja asgjë. Ndihesha një idiote e neveritur që nuk meritonte asgjë, sepse tërë këto vite kam pasur gjithë këto dilema, frikëra, fajësoja veten ndërkohë qe unë isha VIKTIMA.
Sot unë e gjeta guximin dhe po bëj terapi me një psikologe që unë të filloj të jetoj prapë, të filloj të qesh prapë, të kem mundësinë të pranoj një djalë në jetën time, të largoj frikën, te shërohem nga ankthi.
Në fund fare dua të të them që falë punës së psikologes dhe zemrës sime të madhe
UNË KAM VENDOSUR TË TË FAL.
Dua që ti të bëhesh njeri më i mirë dhe bashkë të kemi përsëri atë marrëdhënien e bukur babë e bij. Më ndihmo që t’ia dal, unë po vuaj.