Kur ka qenë hera e fundit që e ke pyetur veten: “Si je”?

Kur ka qenë hera e fundit që e ke pyetur veten: “Si je”? Çfarë dëshiron më shumë të bësh apo të kesh? Çfarë të fal ty kënaqësi? A po ja jep vetes mundësinë e të qënit i/e lumtur? Reflektimi mbi pyetje të tilla të ndihmon që të ridimensionosh energjitë personale, pasi të fokuson tek thelbi jot. Tek gjërat që do më shumë për veten!

Biseda me veten, fillon kur je i/e gatshme ta dëgjosh zërin tënd të brendshëm, kur ndalon së vrapuari dhe pyet veten si po ndjehesh. Simbioza e këtij takimi ka si derivat kryerjen e një akti dashurie ndaj vetes! Për shembull, ti merr sinjale nga truri kur je i mbingarkuar dhe është në dorën tënde për t’u shplodhur në shumë mënyra. Trupi na flet kur diçka nuk shkon si duhet, thjesht duhet të ndërgjegjsohesh për ta dëgjuar këtë gjuhë të brendshme, këtë sistem të ndërtuar mrekullisht, që na tregon gjithçka. Kur merr kohë për veten, arrin të dëgjosh mesazhin që ajo do të japë!

Bashkëbisedimi me veten gjithashtu të ballafaqon me shumë konflikte personale të pazgjidhura, të cilat nga nxitimi apo arsye të tjera i anashkalojmë. Duke bashkëbiseduar me veten, fillon të kopsisësh gjërat e lëna pezull, ti aftësohesh dhe merr energji për të vazhduar më tej. Në këtë mënyrë kjo të ndihmon në organizimin e ideve dhe vendosjen e qëllimeve të cilat vihen në funksion të përmbushjes vetjake.

Sill shpesh ndërmend se jeta është shumë e shkurtër ndaj fliti vetes me pozitivitet e dashuri, motivoje atë, relaksoje, jepi mundësi shplodhjeje, mos e mbingarko. Ndërto dhe zhvillo këtë formë të sjellurit me veten, e cila është e këshillueshme të formohet si zakon. Nuk ka rëndësi nëse bashkëbisedon me veten në mëngjes, gjatë ditës apo para gjumit. Mjafton që të jesh në kontakt me të, pasi kjo mënyrë sjelljeje do e lehtësojë ditën tënde.

http://www.kohajone.com/pyetje-psikologut/

SHKARKO APP