Qëndruan në këmbë nga tërmtet shkatërruese, zbulohet sekreti i godinave që nuk u dëmtuan

Nga tragjedia e madhe që përfshiu një pjesë të Turqisë dhe të Sirisë nga tërmetet, po nxirren mësime. Tërmeti shkaktoi shkatërrime të mëdha në Kahramanmaraş, Hatay, Adiyaman, Diyarbakır, Adana, Osmaniye, Gaziantep, Şanlıurfa, Malatya dhe Kilis.

Në këtë fatkeqësi që tronditi mbarë botën, dy ndërtesa tërhoqën vëmendjen. Materniteti dhe spitali i fëmijëve në Malatya dhe spitali İnayet Topçu në Antep nuk u dëmtuan. Kjo falë një “sekreti” në ndërtim: izoluesve sizmikë të vendosur mes kateve.

Izoluesit sizmikë reduktojnë dëmet nga tërmeti me 80 për qind. Pas katastrofës që goditi vendin, ato dolën sërish në plan të parë. Çfarë bëjnë izoluesit sizmikë në tërmete, në cilat struktura mund të përdoren dhe sa kushtojnë?

“Izoluesit sizmikë janë këmbë elastike gome që vendosen poshtë ndërtesave dhe funksionojnë si amortizues. Këto i zbehin valët e tërmetit dhe parandalojnë goditjen e valëve në ndërtesë. Ndërtesa dridhet por nuk shembet. Është një sistem përforcimi shumë i përdorur në Japoni dhe SHBA”, tha për CNN Turk inxhinieri i Gjeologjisë, Prof. Dr. Erçin Kasapoğlu.

SHKARKO APP