Qeveria heq dorë nga koncesioni i kolaudimit, do të ofrohet nga shteti

Qeveria është tërhequr nga koncesioni i ri i parashikuar në relacionin e projektbuxhetit 2022 për ndërtimin e infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrjes së qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.

Ky koncesion në vlerën e 20.295 miliardë lekëve, që ishte i listuar mes 7 kontratave të mundshme për të nisur në vitin që vjen është hequr nga lista për shkak se shërbimi ofrohet nga DPSHTRR. Ky saktësim është bërë i ditur në komisionin e Ekonomisë nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

Për vitin e ardhshëm vlera e pagesave për koncesionet aktive, do të jetë 13.8 miliardë lekë, nga 12.4 miliardë lekë që është vlera e parashikuar për këtë vit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pagesa më e madhe në vitin e ardhshëm do të shkojë për rrugën e Arbrit me 3 miliardë lekë, ndjekur nga skanimi në doganë me 2 miliardë lekë, më pas janë 3 miliardë lekë për koncesionet në shëndetësi apo 1.5 miliardë lekë për inceneratorët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?