Qeveria shpenzon 7,8 milionë paund për pistën e aeroportit

Qeveria britanike ka shpenzuar rreth 7,8 milionë paund për të zgjatur pistën e aeroportit Newquay, që të ulej në mënyrë të sigurt avioni presidencial amerikan Air Force One i Joe Biden për samitin e G7.

Paratë e nevojshme u vunë në dispozicion nga qeveria, pasi autoritetet lokale nuk ishin në gjendje për një buxhet të tillë. Lajmi është shoqëruar me reagime të shumta, nëse një buxhet i tillë është një shpenzim i duhur i taksapaguesve britanikë.

“Pandemia ka pasur një ndikim shkatërrues në financat publike dhe ne nuk kemi mundësi të harxhojmë shifra të tilla. Qeveria duhet të shpenzojë para aty ku ato janë më të nevojshme për qytetarët”, u shpreh John O’Connell, shefi ekzekutiv i Aleancës së Tatimpaguesve.

SHKARKO APP