Qeveria u ndryshon të krishterëve, pas 2000 vitesh, orën e lindjes së JEZU KRISHTIT!

Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, George Frendo, në një letër publike drejtuar dje Komitetit të Ekspertëve shprehej se vendimi ishte i nxituar, i pakonsultuar me klerikët dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik.  Nuk ka logjikë që gjithë ditën të lejohen lokalet dhe qendrat tregtare plot me njerëz, ndërsa në mbrëmje të mbyllen dyert e kishave dhe objekteve të tjera fetare!

Tash 2 mijë vjet festa e lindjes së Jezu Krishtit festohet nga katolikët në mesnatë, kurse ortodoksët në mëngjez. Ndërsa qeveria vendos që pikërisht Natën e Krishtlindjeve të bllokojë lëvizjet, duke poshtëruar komunitetin katolik në veçanti, si dhe atë ortodoks. Komuniteti katolik dhe ortodoks kishin marrë masat për ruajtjen ekstreme të distancës në kisha, por qeveria nuk pranoi ti dëgjonte dhe vendosi me kryeneçësi, duke fyer qindra mijë të krishterë në Shqipëri.

Rreth 30 vjet pas rënies së komunizmit besimtarët katolikë do të ndalohen me ligj të festojnë Krishtlindjet. Vendimi i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ndalon lëvizjen e qytetarëve nga ora 20.30 deri në orën  06.00 duke nisur nga data 24 dhjetor, pikërisht Natën e Krishtlindjeve. Vendimi hynë në fuqi një ditë para kremtimit të një prej festave kryesore të komunitetit katolik në Shqipëri dhe ngjan si një akt diskriminimi dhe ndalimi i ushtrimit të lirive fetare në vend. Përfaqësuesi i Kishës Katolike, Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, George Frendo, në një letër publike drejtuar dje Komitetit të Ekspertëve shprehej se vendi ishte i nxituar, i pakonsultuar me klerikët dhe diskriminues ndaj komunitetit katolik në vend. Por vendimi prek edhe komunitetin ortodoks, sepse e festojnë në mëngjez lindjen e Jezu Krishtit, por do ta spostojnë paradite!

George Frendo sqaronte se deri dy ditë më parë, Kisha Katolike si i vetmi komunitet që feston Krishtlindjet në mesnatë kishte marrë masat që ceremonitë të zhvilloheshin para orës 22:00 dhe besimtarët të ktheheshin në banesa para vendosjes së masave izoluese. Pra e kishin spostuar me detyrim orën, por tani iu duhet ta fillojnë pasdite lindjen e Jezu Krishtit, pra para se të lindë! Kjo gjë nuk ka ndodhur prej 2 mijë vitëve që lindja e Jezu Krishtit.

Gjithashtu, drejtuesit e Kishës Katolike kanë shpërndarë udhëzime të posaçme që gjatë nisjes së pandemisë për të respektuar në mënyrë rigoroze gjithë rregullat kundër koronavrisit. Mesha e Krishtlindjes do të niste në orën 20:00 dhe qytetarët, sipas urdhrit të qeverisë do të ishin në banesë para orës 22:00. Vendimi i fundit për vendosjen e izolimit që në orën 20:30 e ka bërë të pamundur që besimtarët katolikë të marrin pjesë në meshën e Krishtlindjeve. Në këtë mënyrë, qeveria nxjerr një ligj (akt normativ) që ndalon një nga të drejtat themelore të njeriut dhe ka futur në izolim edhe Krishtlindjen dhe besimin fetar. Sa herë që Edi Rama është pyetur për vendimet absurde të izolimeve, karantinës apo shtetrrethimit, ka thënë se ai nuk merr asnjë vendim, por vendosen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Edhe në rastin e ndalimit të riteve fetare, përgjegjësia do të drejtohet nga mjekët dhe specialistët e Komitetit. Në fakt, Edi Rama i ka keqpërdorur sipas qëllimeve politike ekspertët edhe pse mes tyre ka specialistë dhe profesionistë që meritojnë vlerësim nga gjithë shoqëria. E vërteta është se Komiteti i Ekspertëve vetëm propozon, vendimin e merr qeveria dhe personalisht Edi Rama. Ndaj dhe ndalimi i ceremonive të komunitetit katolik është një akt ekskluziv i Edi Ramës dhe qeveria nuk mund të fshihet pas ekspertëve. Askush nuk do të donte që të akuzonte kreun e qeverisë për vendime që lidhen me ngjyrime fetare, mirëpo jemi para faktit kur nga një akt i kryeministrit preket vetëm një komunitet fetar. Edhe më shqetësuese në këtë situatë lidhet me marrjen e vendimeve pa u konsultuar dhe pa marrë mendimin e krerëve të Kishës Katolike. Deh natyrisht edhe të Kishës Ortodokse. Të gjithë e kuptojnë gjendjen kritike të situatës së pandemisë në vend dhe aq më tepër këtë gjë e kuptojnë këtë gjë përfaqësuesit e komiteteve fetare që prekin nga afër problemet që virusi ka sjellë të qytetarët. Por emergjenca e pandemisë nuk mund të përdoret për akte dhe ligje që shkojnë kundër vetëm një komuniteti të caktuar. Çfarëdo që të thotë qeveria për këtë vendim, kjo është një gafë që duhet korrigjuar. Sepse menaxhimi i pademisë është bërë kuturu për muaj të tërë dhe asgjë nuk do të ndryshonte nëse vendosja e shtetrrethimit dhe orareve të shtyhej edhe një ditë apo pak orë. Përcaktimi në aktin normativ të datës 24, kur në 25 kremtohen Krishlindjet, duket si një vendim qëllimtë dhe aspak miqësor sidomos ndaj komunitetit katolik. Me të drejtë, qytetarët dhe besimtarëve ndalimi i Krishtlindjeve u duket si një akt diskriminues që krahasohet vetëm në kohën e komunizmit. Një pjesë besimtarëve i kanë kryer ritet fetare edhe kur Shqipëria vuante nga virusi i egër i komunizmit, ndaj nuk mundet që sot qeveria të vendos orare sipas tekave të kryeministrit. Sepse nuk ka as logjikë që gjithë ditën të lejohen lokalet dhe qendrat tregtare plotë me njerëz, ndërsa në mbrëmje të mbyllen edhe dyert e kishave dhe objekteve të tjera fetare. Qeveria dhe kryeministri, pasi dështuan me në gjitha strategjitë e menaxhimit të pandemisë dhe i lanë qytetarët në mëshirë të fatit, të paktën t’i lejojnë ti luten Zotit dhe të kryerjen ritet fetare.

Mili Xhani

 

SHKARKO APP