1 Janar, Rumania merr Presidencën e radhës së Këshillit të BE-së
Rumania mori sot presidencën gjashtëmujore të radhës të Këshillit të Bashkimit Europian. Bukureshti e merr detyrën mes disa polemikave dhe në një moment tepër delikat për Europën, pasi më 29 mars të këtij viti është parashikuar edhe largimi zyrtar i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian Rumania e nisi kete presidence nën moton: “Kohezioni, një vlerë e përbashkët evropiane”.
Është hera e parë që Rumania ka marrë Presidencën e BE. Në një intervistë me Die Welt të Gjermanisë më 29 dhjetor, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se “qeveria e Bukureshtit nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE”. Roli “kërkon një gatishmëri për të dëgjuar të tjerët dhe një gatishmëri për të vënë shqetësimet e veta në sfond”, tha Juncker.
Rumania dhe BE nuk janë pajtuar për një rregullim të propozuar të gjyqësorit rumun që BE mendon se është i motivuar politikisht dhe do të minonte luftën e vendit kundër korrupsionit. Nje tjeter moment i rendesishem per presidencen Rumune jane zgjedhjet per parlamentetin e Bashkimit Europian.