14-vjeçarja u bë ku*rban për para, babai i saj bashkëpunoi në krimin maka*bër. Detaje nga ngjarja
Njerëzimi po errësohet nga paraja. Tragjedia e radhës është shënuar në Maqedoninë e Veriut dhe ka si protagoniste 14-vjeçaren Vanja Gjorçevska. Trupi i adoleshentes qe ishte zhdukur që prej 27 nëntorit u gjet të dielën (3 dhjetor) në Shkup.
Policia dhe Prokuroria Maqedonase njoftoi të hënën se 3 persona ishin vënë në pranga, si të dyshuar për vrasjen e Vanjës, dhe po ashtu të një 74-vjeçari me inicialet P.ZH, nga qyteti i Velesit.
Ajo çka e bën ngjarjen më rrëqethëse është se babai i vajzës dyshohet të jenë gjithashtu i përfshirë në krimin makabër, ndërsa autori kryesor është në arrati. Ministri i Punëve të Brendshme, OliverSpasovski bëri të ditur se motivi i vrasjes ishte që të sigurohej përfitim material nga nëna e viktimës.
Lidhur me të dyja rastet janë të dyshuar pesë persona dhe për tre prej tyre është caktuar masa e paraburgimit, njëri ndodhet në arrati jashtë shtetit. Personi i pestë është babai i vajzës së mitur, i cili është arrestuar. Organizatori kryesor dhe autori i aktit, pasi vrau vajzën me pistoletë është arratisur.
Ai ka thënë se policia do të bëjë gjithçka të mundur për nxjerrjen para drejtësisë të autorit kryesor të krimit. Bëhet fjalë për Lupço Palevski, i cili dyshohet të jetë arratisur në Beograd të Serbisë megjithë avokatin e tij.
Palevski është drejtues i lëvizjes se djathtë “e treta” në Maqedoni, ka pasur biznes për ndërtim ndërsa para disa viteve pas një fletë-arresti ndërkombëtar ai është ndaluar në Serbia dhe ka vuajtur dënimin e kërkuar nga Kroacia.