15 humbje jete nga COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 4.572 teste të kryera janë regjistruar 266 raste të reja me COVID-19.
120 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 717 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 15 viktima.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 22.932, raste, prej të cilëve 210.319 janë shëruar, kurse 7.894 kanë ndërruar jetë.
Aktualisht janë 4.719 raste aktive me Covid-19.