15 vite Kosova e pavarur, Ramush Haradinaj: Bac, ende nuk u kry
Në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandati i UÇK-së, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Ai u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri theksoi se në aspektin e sigurisë së brendshme, Kosova ka disa vështirësi.
“Kemi një kujdestari për siguri që është nga NATO. Kjo kujdestari është më e gjerë. Duke mbetur ende çështja e sigurisë, në disa raste e kemi të ndërlidhur punën tonë për zbatimin e rendit dhe të ligjit. Që të sigurojmë rendin dhe ligjin tonë gjithnjë na duhet një mburojë e madhe”.
Haradinaj kishte edhe disa kritika për kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, kreu i qeverisë ka gabuar duke sekuencuar dialogun me Serbinë. “I kam kërkuar në takime që të mos lejojë sekuencime nga tema në temë. Kërko bashkimin e të gjitha temave në një vendim. Çështja e implementimit pas marrëveshjes mund të humbë peshë”.