24-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Kurti: Ndali gjenocidin serb. Osmani: Mirënjohje e përjetshme për miqtë tanë

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Konjufca në 24-vjetorin e përkujtimit të kësaj ngjarje bënë nderime dhe homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s, në varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova e veprimtarit Adem Demaçi, e më pas edhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Edhe pse pas çerek shekulli, Prishtina zyrtare po përjeton një realitet tjetër në raport me aleatët e saj ndërkombëtarë në raport me zhvillimet e fundit në veri të Kosovë.

“Përulemi para gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe të gjithë atyre të cilët dhanë jetën për lirin e popullit dhe çlirimin e Kosovës. Ndërhyrja ushtarake e NATO-s e ndaloi gjenocidin e Serbisë mbi popullin tonë gjithnjë dhe përgjithmonë jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi mirënjohës përherë dhe përsërisim për të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, mirënjohjen e përjetshëm për miqtë që lirinë, demokracinë ta kemi realitet dhe ta gëzojnë të gjithë qytetarët”, u shpreh Osmani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?