25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Rifat Jashari: Dhimbje s’ka, veç krenari dhe pse është derdhur shumë gjak

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Ai tha se për këtë ditë është derdhur shumë gjak, por sipas tij, ai gjak është paguar.

“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës. Është derdhur gjak, por është paguar gjak. Dhimbje s’ka, veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo që janë”, ka thënë Jashari.

Sot në nder të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Kuvendi ka mbajtur seancë solemne, ndërsa në sheshet qendrore të kryeqytetit kanë parakaluar ushtarët dhe policët e Kosovës

SHKARKO APP