3 orë takimi Kurti-Vuçiç, presidenti serb: Nëse nuk pranohet Asociacioni i firmosur në 2013-2015
Pas tre orësh, ka përfunduar takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel. Pas përfundimit të takimit, presidenti Aleksandër Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri. Vuçiç pohoi edhe se nëse një draft statut i tillë nuk pranohet, atëherë është fundi i çdo negocimi apo dialogu.
“Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre, edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin, është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është marrë vesh në 2013 e 2015, ose fundi i gjithçkaje”,-deklaroi Vuçiç.