3 shtete shqiptare? ish-ambasadori shqiptar: Kjo ndodh pas…
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku, parashikoj se në vitin 2028, përveç Shqipërisë dhe Kosovës do ketë edhe një shtet shqiptar. ”Tashmë shtetformimi i shqiptarëve në Maqedoni është një realitet dhe zhvillimet atje më bëjnë të kuptoj dhe parashikoj se pas 10 viteve do kemi shtetin e tretë të shqiptarëve”,-tha Çejku.
Sipas tij, vërtetë ne festuam 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, por çështja shqiptare është ende e pazgjidhur plotësisht sepse ende nuk u është dhënë e drejta e tyre e plotë shqiptarëve të Maqedonisë, një faktor shumë i rëndësishëm atje.
Për Çejkun zgjidhja në të ardhmen është shteti i shqiptarëve. Gjatë emisionit Çejku dha disa detaje që bëhen publikë për herë të parë që kishin të bënin me situatën e atyre ditëve në Kosovë.
“Ishte një situatë aq e gëzueshme por aq delikate. Kishim informacione nga më të ndryshme si për shembull kur të shpallej pavarësia e Kosoëvs serbët e Kosovës do të largohehsin masivisht drejt Serbisë e deri përplasjet me armë. Por më delikatja ishte situata në Luginën e Preshevës nga provokimet që mund tu bënin shqiptërve atje. Unë kam zhvilluar disa bisedime sekrete në atë kohë me liderët e Luginës në mënyrë që të mos binin preh e këtyre provokimeve dhe që pavarësia e Kosovës të mos dëmtohej dhe në fakt kështu ndodhi. Pavarësia u shpall dhe asgjë nuk ndodhi. Ishte një gëzim i papëshkruar”, tregoi ish-ambasadori Çejku.